Më e shpejtë, më e sigurt, më e lehtë. Identifikohu me Google me një trokitje të vetme.
Përdor "Llogarinë tënde të Google" për ta bërë regjistrimin dhe identifikimin më të sigurt dhe më të thjeshtë, në mënyrë që të mund të shpenzosh më pak kohë për emrat e përdoruesit dhe fjalëkalimet dhe më shumë kohë në aplikacionet dhe sajtet që të pëlqejnë.
-
Identifikohu pa ndërprerje
Krijo me lehtësi dhe siguri llogari të reja ose identifikohu në aplikacionet dhe sajtet e tua të preferuara pa bezdinë e emrave të përdoruesit dhe fjalëkalimeve.
-
Përdor çdo pajisje
Shijo një përvojë të njohur dhe pa probleme në lidhje me identifikimin nëpër të gjithë shfletuesit dhe pajisjet që përdor ti, duke përfshirë iOS dhe Android.
-
Kontrollo lidhjet e tua
Mbaj kontrollin mbi aplikacionet dhe sajtet duke ndarë në mënyrë të sigurt informacionet e llogarisë si emrin, adresën e email-it dhe fotografinë e profilit, si dhe duke menaxhuar qasjen në aplikacionet e Google si "Disku".
-
Qëndro më i sigurt me Google
Thuaji lamtumirë fjalëkalimeve të ripërdorura dhe identifikimeve të dobëta. Përdorimi i "Llogarisë sate të Google" për t'u identifikuar në mënyrë të sigurt do të thotë të mbështetesh në më pak aplikacione dhe sajte për të ruajtur fjalëkalimet e tua, kështu që të dhënat e tua qëndrojnë të sigurta.
Si të përdorësh "Identifikohu me Google"
Kliko te butoni "Identifikohu me Google" në aplikacion ose sajt
Zgjidh një "Llogari të Google" për ta përdorur
Nëse është hera jote e parë, ndaj emrin, adresën e email-it dhe
fotografinë e profilit nga "Llogaria jote e Google" për t'u identifikuar
në aplikacion ose shërbim
Disa aplikacione mund të kërkojnë informacione të tjera, si p.sh. adresën
ose numrin tënd të telefonit, të cilat mund t'i kontrollosh në çdo kohë te
cilësimet e "Llogarisë sate të Google"
Vazhdo tek aplikacioni ose sajti
Kjo ishte, tani je identifikuar!
Herën tjetër, identifikohu me lehtësi përsëri duke përdorur të njëjtën
"Llogari të Google"
-
E sigurt në mënyrë të paracaktuar
Ti meriton një proces të shpejtë dhe të sigurt identifikimi. "Identifikimi me Google" ndihmon për të mbrojtur nga nxjerrjet e paautorizuara të të dhënave nga palë të treta duke kufizuar numrin e vendeve ku ruhen informacionet e tua online.
-
Ti ke kontrollin
Menaxho informacionet që zgjedh të ndash me çdo aplikacion dhe sajt të palëve të treta, si dhe përditëso cilësimet e tua në çdo kohë nga "Llogaria jote e Google".
-
Private në projektim
Google nuk i përdor informacionet apo aktivitetet nga "Identifikohu me Google" për reklama ose ndonjë produkt tjetër të Google. Ne mbështesim plotësisht veprimet e përgjegjshme me të dhënat që janë hartuar për të respektuar privatësinë tënde.